Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka treguar formë të lartë në pesë ndeshjet që i zhvilloi në “EURO 2024”.
Ai arriti të shpallej dy herë “futbollist i ndeshjes”, kundër Hungarisë dhe ndaj Gjermanisë.
E po ashtu ishte komandant i skuadrës zvicerane me plot kuptimin e fjalës, duke i udhëhequr ‘helvetikët’ drejt fitores kundër Italisë.
Xhaka është njëri nga futbollistët që ka vrapuar më së shumti gjatë pesë ndeshjeve të deritanishme në Kampionatin Evropian.
- Advertisement -
31-vjeçari ka mbuluar plot 62 kilometra gjatë këtyre lojëve.
Por, ai nuk është i pari në listë.
Aty kryeson futbollisti i Anglisë, Declan Rice, i cili i ka mbi 63 kilometra të vrapuara.
Ndërsa i treti sipas statistikave është Joshua Kimmich, me rreth 61 kilometra të vrapuara.
Zvicra u eliminua mbrëmë nga Anglia në fazën çerekfinale të “EURO 2024”, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4.
- Advertisement -
I pafat në gjuajtjen e 11-metërshit ishte mbrojtësi Manuel Akanji.
Anglia në gjysmëfinale do të luajë ndaj Holandës, derisa përballja tjetër interesante është ajo mes Francës dhe Spanjës.
Ndeshjet do të luhet më 9 dhe 10 korrik dhe ato do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.