Milan nuk po gjen qetësi me Rafa Leao-n. Si të mos mjaftojë fakti që oferta e fundit nuk bind plotësisht portugezin, admiruesit në drejtim të tij sa vijnë e shtohen. Të radhës që dalin në skenë për të siguruar shërbimet e sulmuesit janë të kuqtë e Jurgen Klopp. Liverpool e ka përfshirë Leao-n në listën e dëshirave, pjesë e revolucionit që po projektojnë në përfundim të këtij sezoni.
Nëse Leao nuk rinovon kontratën e tij brenda këtij sezoni, në verë Milan pritet ta nxjerr në shitje, pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas, në një kohë kur kontrata e tij ekzistuese përfundon në 2024.
Sigurisht që Liverpool nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare, për këtë arsye dëshirojnë të përfshijnë në negociata Luis Diaz, për të ulur koston e këtij transferimi të mundshëm.