Mbrëmjen e të martës Champions League dhuroi emocione të mëdha. Real Madrid vazhdon me serinë e fitoreve radhazi në Champions League, teksa pas fitores 1-2 në Portugali ndaj Bragës, koleksionon 9 pikë pas 3 ndeshjeve të grupeve (Grupi C).
Në minutën e 16-të, Vinicius, pas një vallëzimi perfekt, jep një asist perfekt për Rodrygon, i cili nuk fal. Vendasit nga Portugalia nuk u pajtuan assesi me rezultatin dhe brenda fraksionit të parë, patën dy mundësi të mira me të njëjtin autor. Ricardo Horta ishte rrezik konstant për prapavijën e Los Blancos, me portugezin që dukej se i mungonte vetëm fati. Njeriu-gol i skuadrës së Ancelottit, Bellingham shfaqet në fillimin e pjesës së dytë, duke shfrytëzuar një asist të Vinicius. Një gol i bukur i tij, me një top tokazi, me sferën që ishte e pamundur të ndalej nga portieri.
Pas vetëm 2 minutash, djaloshi i lindur në Madrid, spanjolli Djalo ngushtoi shifrat, për t’i dhënë Bragës një dritë shprese për të marrë një pikë nga kjo ndeshje.
Gjithsesi, asnjë ndryshim rezultati deri në fund, pavarësisht rasteve.
- Advertisement -
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Napoli fitoi 0-1 ndaj Union Berlin, duke u renditur kështu në vendin e dytë me 6 pikë. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Raspadori, në minutën e 65-të.
Në grupin A, Manchester United shijon fitoren e parë në Champions, pas dy humbjesh. Ekipi i Ten Hag iu fal golit të Maguire, për t’u renditur kështu në vendin e 3-të me 3 pikë. Asgjë nuk ishte e lehtë për skuadrën nga Manchesteri, pasi danezët humbën penallti me Larsson në fund.
Anglezët, kanë grumbulluar 1 pikë më pak se Gallatasaray i vendit të dytë dhe 6 më pak se Bayern kryesues.
Në grupin B, Arsenal mundi 1-2 Sevillian në Spanjë. Martinelli dhe Jesus nderuan skuadrën e Artetës, duke bërë që goli i Gudelj të vlejë vetëm për statistikë.
Londinezët kryesojnë grupin me 6 pikë, Lens ka 5 pikë, Sevilla 2 pikë dhe PSV vetëm 1 pikë.