Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Real Madridi ofron 80 milionë euro për Harry Kane
Sport

Real Madridi ofron 80 milionë euro për Harry Kane

Published 08/06/2023
Share
SHARE

Gjithçka rreth Harry Kane. Anglezi është qendërsulmuesi i zgjedhur nga Real Madridi për të zëvendësuar Karim Benzema, i cili u largua nga “Bernabeu” pas 14 vitesh për të shkuar në Arabinë Saudite. Kane është 29 vjeç dhe ka vetëm një vit kontratë me Tottenhamin, i cili do ta humbasë me kosto zero pas 12 muajsh.

Klubi londinez nuk do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm dhe qendërsulmuesi është gati të vazhdojë përpara, pas 10 sezonesh në klubin ku u rrit. Do të jetë më e ndërlikuar të negociohet me Daniel Levy, presidentin e “Spurs”, i cili tashmë ka bërë që Real Madridi të vuajë për Gareth Bale, lojtarin e parë që ka mbërritur me tri shifra si çmim, dhe Luka Modric.

Levy e di interesin e Real Madridit, por nuk mund të bëjë shumë për ta mbajtur Kane. Ai preferon ta shesë Kane jashtë vendit sesa të forcojë konkurrentët anglezë. Në “Bernabeu” e kanë vendosur tavanin e shpenzimeve për Kane në 80 milionë euro. Shifra duket e arsyeshme.

Spanjollët nuk duan të përsërisin gabimin e bërë me Eden Hazard, i marrë nga Chelsea një vit pas lirimit për shumën e pabesueshme prej 160 milionë eurosh dhe që rezultoi një dështim shumë i shtrenjtë.

- Advertisement -

Harry Kane këtë vit, pavarësisht sezonit të keq të Tottenhamit, ka treguar formë të shkëlqyer. Me tre trajnerë në drejtim (Conte, Stellini dhe Mason), ai arriti të shënonte 30 gola në Premier League, 6 më pak se “Këpuca e Artë” sezonale në Angli, Haaland. Pothuajse dyfishi i 17 golave të kampionatit të kaluar.

Të dy, Ancelotti dhe Florentino Perez e konsiderojnë Kane qendërsulmuesin ideal për të marrë “stafetën” e lënë nga Benzema, për sa i përket cilësisë brenda dhe jashtë zonës dhe aftësive shoqëruese. Real Madridi gjithashtu e ka mbyllur marrëveshjen me Joselu, qendërsulmues i Espanyol, i cili do të zëvendësojë Mariano.

Në sulm do të promovohet edhe 18-vjeçari uruguaian Alvaro Rodriguez, aktualisht me Castilla e Raulit. Dje pasdite u zyrtarizua edhe transferimi i Jude Bellingham, i cili tashmë ka firmosur dhe do të jetë i lidhur me klubin madrilen deri në vitin 2029. Një operacion që ka kushtuar mbi 100 milionë euro.

KosPress Portal 08/06/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale
Sport 28/05/2025
Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje
Lajme 28/05/2025
Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”
Sport 28/05/2025
Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë
Lajme 28/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025
Sport

Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”

28/05/2025
LajmeSport

Një tjetër shqiptar i fshehur zbulohet në Argjentinë – Sylvinho gati surprizën!

27/05/2025
Sport

Balotelli “shpërthen”: Nuk i kam zili as Ronaldon, as Messin!

27/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?