Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është shprehur i lumtur me debutimin tek Besiktas.
Anësori kosovar pak ditë më parë iu bashkua skuadrës turke nga Norëich City.
Rashica tek Besiktas ka debutuar mbrëmë më fitoren në udhëtim tek Dinamo Kiev (2-3).
Ai asistoi tek goli i tretë që u shënua në kohën shtesë, falë një driblimi fantastik në zonë teksa asistoi për bashkëlojtarin e tij, Zaynutdinov.
- Advertisement -
Rashica përmes llogarisë së tij në Twitter, ka thënë se skuadra e tij bëri ‘luftë’ të mirë në duel me Dinamo Kiev.
“Luftë e mirë, rezultat i mirë. Le ta kryejmë punën së bashku javën tjetër”, ka shkruar Rashica.