Rikthimet janë gjithmonë të bukura. Mbrojtësi Sergio Ramos do të kthehet te skuadra e Sevillas, teksa mungon vetëm zyrtarizimi. Ramos ka mbërritur në Sevilla për vizitat mjekësore, duke dhënë kështu edhe një intervistë për mediat.
“Po, jam i emocionuar. Është një ditë e veçantë, të shkosh në shtëpi është gjithmonë bukur. Tani duhet të bëjmë testet mjekësore. Kam pritur për disa muaj, por jam i lumtur që kthehem dhe i bashkohem ekipit. Do të kemi kohë për prezantimin, duke dashur të kthehesha në shtëpi nuk kishte kuptim të shkoja diku tjetër pa u ndalur këtu, ishte një borxh që i detyrohesha babait tim, gjyshit tim dhe Puerta-s. Ishte koha për t’u kthyer”- tha ai.