‘Telenovela’ PSG-Kylian Mbappe nuk ka të sosur.
E ardhmja e yllit francez ende është në dilemë. Mbappe tashmë ka konfirmuar se vitin e ardhshëm nuk do të vazhdojë kontratën me PSG.
Reprezentuesi i Francës është i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.
Sipas medieve franceze, PSG i ka dhënë dhjetë ditë afat Mbappe-s për të vendosur nëse do të rinovojë kontratën apo do të largohet gjatë tregut të kësaj verë.
- Advertisement -
Klubi nga ‘Parku i Princave’ po insiston të bind francezin që të firmos kontratën e re, megjithatë, Mbappe thuhet se është i vendosur që të largohet nga parisienët verën e vitit të ardhshëm.
PSG thuhet se i ka bërë të qartë francezit se do të shitet këtë verë nëse nuk rinovon. Parisienët do të kërkojnë të paktën 200 milionë euro.
Kështu, drejtuesit e klubit francez i kanë dhënë dhjetë ditë kohë 24-vjeçarit për të vendosur nëse do të rinovojë kontratën apo do të largohet këtë verë.