Kylian Mbappé vazhdon të përflitet. Pas publikimit të letrës, që konfirmonte se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me kampionët e Francës deri në vitin 2025, asi transalpin mban në tension klubin aktual dhe Real Madridin, zgjedhjen e parë të lojtarit. Në fakt, Mbappé ka katër opsione në tryezë. Ja cilat janë ato:
Mbappé, pa rinovim me PSG dhe lamtumirë falas
Lojtari ka sqaruar se synon të respektojë kontratën e mbetur njëvjeçare me PSG-në (skadon më 30 qershor 2024) dhe më pas të lirohet pas 12 muajsh. Një strategji që do ta linte PSG-në me gisht në gojë dhe do t’i hapte dyert e Real Madridit për lojtarin, me të cilin mund të pajtohet edhe vetë Mbappé duke filluar nga 1 janari 2024. Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, sheikët nga Katari, që drejtojnë klubin parizien, janë të gatshëm të pranojnë një ofertë monstruoze: 200 milionë euro për lamtumirën e sulmuesit të datëlindjes 1998.
Mbappe te Real Madridi qysh këtë verë
- Advertisement -
Skenari i dytë që mund të marrë formë do të përkonte me lamtumirën e Mbappe nga PSG-në qysh këtë verë. Për ta komplikuar këtë hipotezë, megjithatë, janë marrëdhëniet e këqija mes parizienëve dhe Real Madridit. Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti është në kërkim të një ylli të ri në sulm, pas lamtumirës së Benzema.
Mbappé, rinovim vjetor me PSG dhe lamtumirë
Klubi kampion francez nuk dëshiron ta humbasë asin e lindur në vitin 1998 falas (si transferim të lirë) dhe mund t’i ofrojë atij rinovimin e kontratës deri në vitin 2025, më pas ta lirojë për Real Madridin. Megjithatë, strategjia e fundit ka një datë skadimi: kontrata e re e lojtarit duhet të nënshkruhet deri më 31 korrik, siç përcaktohet nga marrëveshjet me PSG.
Mbappé, marrëveshje e re me PSG-në
Deri më 1 janar 2024, Mbappé nuk mund të nënshkruajë me Real Madridin, në rast se nuk rinovon me PSG-në, sigurisht. Vetë klubi parizien mund t’i bëjë një propozim të ri kontraktual, me shifra të reja dhe vite kohëzgjatjeje. Një skenar i ngjashëm mund ta bindë Mbappe dhe, me një ofetrtë të re të majme, mund t’i thotë sërish “jo” Real Madridit.