PSG është afër titullit të kampionit në Ligue 1.
Parsienët sonte mundën në udhëtim Auxerre-n, me rezultat 1-2, në kuadër të elitës së futbollit francez, duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.
Njeriu i ndeshjes në fitoren e gjigantit francez i shënoi Kylian Mbappe (6’, 8’).
Pas kësaj fitore, PSG kryeson tabelën me 84 pikë, gjashtë më shumë së ndjekësi Lens, kurse, Auxerre renditet e 16-të me vetëm 34 pikë të tubuara.