PSG i bën presion duke i treguar bankinën ndërsa Mbappé ka lënë të kuptohet se nuk ka përparësi rinovimin.
Një situatë e tillë ka vendosur nën presion ekipin francez, i cili do të jetë i detyruar të pranojë oferta “normale” për një lojtar, të cilin e pagoi 220 milionë euro dhe që në tri vitet e fundit i jep plot 100 milionë euro në sezon.
Në këtë situatë përfiton Real Madrid. Klubi spanjoll ka pëlqimin e lojtarit, të cilit i garanton mundësinë për të fituar Ligën e Kampioneve.
Strategjia e Florentino Perez është e kuptueshme pasi nuk pretendon të futet në bisedime për kartonin e Mbappé pa mësuar në fillim dorëzimin e PSG-së.
- Advertisement -
Sipas mediave spanjolle kjo çështje merr fund vetëm në pjesën e dytë të gushtit. Vetëm në atë kohë Perez do të hidhet në sulm për francezin duke patur kështu nga e tij kohën dhe… vullnetin e lojtarit.