Federata e Futbollit të Polonisë është afër vendimit për shkarkimin e trajnerit Fernando Santos. Portugezi është në krye të kombëtares polake që pas Botërorit në Katar.
Fernando Santos u shkarkua nga posti i trajnerit në Portugali në dhjetor të vitit të kaluar. Eliminimi nga Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës u vlerësua si dështim i madh në Portugali.
Megjithatë trajneri kampion i Evropës me Portugalinë dhe fituesi i edicionit të parë të Ligës së Kombeve, gjeti shpejt punë. Ai pranoi ftesën e Polonisë, skuadër e cila u eliminua në fazën e 16-tës në Katar.
Polonia e ka nisur keq ciklin kualifikues të Kampionatit Evropian. Në tri ndeshjet e para, ajo fitoi vetëm tri pikë. Santos mund të shkarkohet për shkak të humbjes tronditëse kundër Moldavisë më 20 qershor. Polonia kishte epërsi 0:2, por në fund moldavët festuan me shifrat 3:2.
- Advertisement -
Në dy ndeshjet paraprake në Grupin F, Polonia humbi 3:1 nga Çekia, derisa e mundi Shqipërinë 1:0.
Më 7 shtator, Polonia do të presë Ishujt Faroe.
Mediat polake shkruajnë se nëse Santos shkarkohet, vendin e tij do ta zërë Jiri Engel, i cili drejtoi Poloninë nga viti 2000 deri në vitin 2002.