Prishtina ka dalë fituese në finalen e Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje të tensionuar dhe të luftuar deri në fund.
Heroi i takimit ishte Albin Krasniqi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 69-të, vetëm një minutë pasi Llapi mbeti me dhjetë lojtarë në fushë. Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për skuadrën nga Podujeva.
Megjithë disavantazhin numerik, Llapi nuk u dorëzua dhe luftoi për të rikthyer barazimin, por Prishtina mbrojti epërsinë deri në fund, duke siguruar trofeun e Kupës dhe një vend në kualifikimet e Europa League për sezonin e ardhshëm.
Për Llapin, ky është një tjetër sezon pa trofe, ndërsa përballen edhe me presionin e mbijetesës në Superligën e Kosovës.