Slloveni Primozh Gliha zyrtarisht është trajner i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur ekipin e trajnerëve që do ta drejtojnë skuadrën dardane në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024
“Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024. Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primozh Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare.
- Advertisement -
Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A.