Thibaut Courtois dhe bashkëshortja e tij Mishel Gerzig kanë bërë të ditur një lajm të mrekullueshëm në rrjetet sociale, do të bëhen prindër. Të dy ndanë një postim në rrjetet sociale, në të cilën portieri i Real Madridit i jep një puthje barkut të modeles izraelite.
“Dashuria jonë po rritet. Mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar portieri belg. Kjo foshnje është fëmija i parë për modelen izraelite, pasi gardiani tashmë ka dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme me Marta Domínguez: Adriana, më e madhja dhe Nicolás, më i vogli, i cili ndan pasionin e babait të tij për futbollin.