Nesër do të fillojë raundi me eliminim direkt (1/8 finale) i “Euro 2024”. Ndeshjet e para do të jenë Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë. UEFA zbuloi së fundi një statistikë interesante në lidhje me fazën e grupeve, që përfundoi të mërkurën e kaluar; atë të portierëve që bënë më shumë pritje.
Në këtë renditje speciale kryeson gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili, autor i 20 pritjeve vendimtare. Pas tij është Nita (Rumani) me 13 ndërhyrje shpëtimtare, përpara Verbruggen (Hollandë), Donnarumma (Itali), Dubravka (Sllovaki) dhe Casteels (Belgjikë), të cilët evituan gola thuajse të sigurt kombëtaret e tyre në 12 raste.
Ja portierët që bënë më shumë pritje në fazën e grupeve të “Euro 2024”:
Mamardashvili (Gjeorgjia) – 20 pritje
- Advertisement -
Nita (Rumania) – 13 pritje
Verbruggen (Hollanda) – 12 pritje
Donnarumma (Italia) – 12 pritje
Dubravka (Sllovakia) – 12 pritje
Casteels (Belgjika) – 12 pritje