Edson Lopes Gama, portieri 16-vjeçar, humbi tragjikisht jetën pas pritjes së penalltisë me gjoks gjatë një stërvitjeje me ekipin e tij amator në shtetin e Amazona, në Brazil.
Lojtari i ri, i njohur për guximin e tij në fushë, realizoi manovrën e njohur si “Cristo” për ta mbuluar portën, por ndikimi i topit mes sternumit dhe diafragmës e la të dëmtuar rëndë. Pas pritjes së rrezikshme të penalltisë, Edson ra në tokë nga dhimbja. Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar shpejt në spital, ai vdiq më 5 janar në spitalin e Maues, pas një udhëtimi të gjatë 11 orësh me makinë në rrugë rurale.
Në varrimin e tij, familjarët dhe miqtë e nderuan portierin e ri duke veshur fanella të klubit të futbollit Gremio, ekipit të preferuar nga Edson.
Vdekja e tij ka tronditur komunitetin sportiv dhe të gjithë ata që e njihnin lojtarin e ri premtues, dashurinë e tij për futbollin dhe përkushtimin në portë. Pavarësisht këtij fundi tragjik, ai do të kujtohet me dashuri në Brazil.
- Advertisement -
“Sot preke të gjithë Brazilin, kurrë nuk e imagjinoja që do të ndodhte kështu. Ishte një lojtar i përkushtuar dhe një djalë që kurrë nuk rrezatoje trishtim, gjithmonë shfaqeshe i lumtur. Vëllai im, jemi të pikëlluar që ike, por ike duke bërë atë që doje më shumë, të luaje futboll”, – shkroi vëllai i tij në rrjetet sociale.
AQPtSGtIox06DfrKfwDagX68mfUVcZ3X9xLZ_kPYYZttenJtyfJOS6FXeHj17PfY4qjqCeHriw1P6yAiYAygrxsY