Brazili dhe Argjentina janë ballafaquar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndeshje të cilën e fituan argjentinasit me rezulatin 0-1 falë golit të Nicolas Otamendi.
Por para fillimit të ndeshjes, ndodhi një incident në mes të dy tifozerive, duke detyruar policinë e Brazilit të intervenojë ndaj përkrahësve mysafirë.
Argjentina në krye me Lionel Messi për këtë arsye dolën nga fusha e lojës, duke u shtyer takimi për afro gjysmë ore.
Kampionia e botës u bindë që të kthehet përsëri në fushë, duke arritur fitoren e radhës dhe duke i’a shkaktuar humbjen e parë në shtëpi Brazilit në histori të kualifikimeve për Kampionate Botërore.
- Advertisement -
Argjentina është në pozitën e parë në Amerikën e Jugut me 15 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve, ndërsa Brazili është i gjashtu me 7 pikë.