Ekipi i Bayern-it nuk gjen qetësi!
Pas dështimeve të njëpasnjëshme sportive, gazeta BILD raporton se ka pasur një bastisje policore në zyrat e kampionëve gjermanë këtë të martë.
Zyra Federale e Policisë Kriminale ka kontrolluar stadiumin si dhe zyrat qendrore të klubit- me shumë gjasë në kërkim të provave.
Ekipi nuk ka dalë zyrtarisht me një qëndrim, ndërsa gazeta shkruan se hetimet po kryhen nga prokuroria e Frankfurtit.
- Advertisement -
Sipas tabloidit gjerman, bëhet fjalë për hetime ndaj oligarkut ruso-uzbek, Alisher Usmanov, i cili akuzohet për pastrim parash.
Miliarderi thuhet se ka jetuar pranë Tegernsee përpara se të largohej nga Gjermania në pranverën e vitit 2022 si rezultat i luftës ruse në Ukrainë.
Sipas BILD, Usmanov është një i njohur i Uli Hoeness, president i nderit i ekipit, që jeton po ashtu në Tegernsee.
Hoeness ka prokuruar për të bileta VIP, veçanërisht për ndeshjet më të mira të Bayern-it në Champions League.