Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i kombëtares amerikane në futboll (USMNT).
Kështu ka njoftuar gazetari sportiv ndërkombëtar, Fabrizio Romano.
Sipas tij, Pochettino do t’i udhëheqë djemtë e ShBA-së drejt Botërorit 2026.
“The Atletic” ndërkaq ka raportuar se futbolli amerikan ka qenë në kërkim të një trajneri të profilit të lartë për të menaxhuar ekipin kombëtar të djemve pas shkëputjes së kontratës me Gregg Berhalter si pasojë e performancës së dobët në Copa America.
- Advertisement -
Tani që ShBA-ja është bashkëorganizatore e Botërorit, për herë të parë që nga viti 1994, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën, amerikanët nuk do të mund të përballojnë edhe një goditje si kjo e Copa America.
Ekipi amerikan i futbollit ishte në kërkim të një kryetrajneri që do të inspironte fansat dhe ishin të lidhur me disa menaxherë të mirënjohur, përfshirë Jurgen Kloppin, Luis de la Fuenten, Patrick Vieiran, Pellegrino Matarazzon dhe Pochettinon.
Me Pochettinon që po raportohet se e ka nënshkruar kontratën e tij, ai tani ka për detyrë të mbledhë copat dhe ta përgatisë USMNT për turneun e vitit 2026 në shtëpi. /Klankosova.tv