Trajneri i ri i Chelseas Mauricio Pochettino thotë se do të jenë gati për derbin ndaj Liverpoolit.
“Blutë” e Londrës do ta nisin edicionin e Premierligës si nikoqir të “Reds” në “Stamford Bridge”.
Pochettino që zëvendësoi Graham Potterin, thotë se mezi pret për këtë përballje dhe që e njeh mjaftë mirë kundërshtarin.
“Do të jetë emocionuese, por duke qenë afër është prapë shumë larg. Fillimisht duhet të takohemi me lojtarët, të nisim punën, të udhëtojmë në Amerikë që do të jetë e pabesueshme të takojmë të gjithë tifozët”.
- Advertisement -
“Do të jemi gati për ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit, do të jetë emocionuese të kemi ndeshjen e parë të Premierligës në “Stamford Bridge”.
“Do të përballemi me skuadër që është shumë e fortë, i njoh nga e kaluarja. Është e rëndësishme të tregojmë veten. E njohim mirë stadiumin, e dimë që tifozët do të krijojnë një atmosferë të shkëlqyer”.
Ndërkohë, Chelsea ka qenë tejet aktive në afatin kalimtar të verës dhe është duke tentuar edhe ta kompletojë blerjen e Moises Caicedo nga Brightoni.