Gjigantët e futbollit Bayern Munich dhe Real Madrid po luftojnë për siguruar nënshkrimin e mbrojtësit francez dhe kampionit të botës 2018, Raphael Varane (30-vjeç), i cili është në prag të largimit nga Manchester United.
Të dy klubet kanë probleme me mbrojtësit dhe sipas shtypit gjerman dhe spanjoll, zgjedhjen e shohin te 30-vjeçari Varane. Reali do të jetë pa David Alaba dhe Eder Militao deri në fund të sezonit, ndërsa Bayern do të jetë pa Kim Min-jae dhe Nusair Mazraoui, të cilët do të marrin pjesë në Kupat e Azisë dhe Afrikës.
Klubi madrilen mund të ketë një avantazh të caktuar pasi francezi veshi fanellën e Realit për dhjetë vjet para se të transferohej në ‘Old Trafford’ në korrik 2021.
Mbrojtësi francez u transferua në Ishull për 40 milionë euro, por ai nuk është në planet e Eric ten Haag.
- Advertisement -
Kontrata e Varane skadon në fund të këtij sezoni dhe spekulohet se kompensimi mund të jetë rreth 20 milionë euro.