Ylli i Real Madridit, Rodrygo, është dashur ta fshijë një mesazh në WhatsApp ku kishte dalë kundër që vëmendja të jetë vetëm te treshja Mbappe – Bellingham – Vinicius.
Madrilenët barazuan 1:1 me Real Mallorcën e Vedat Muriqit në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligës dhe nuk munguan kritikat ndaj sulmit të të Bardhëve.
“Hej çuna, rezultati i djeshëm nuk ishte ai që e donim. Në La Liga, secila pikë e bën dallimin në fund”, ka shkruar Rodrygo.
“Jam i lumtur për golin dhe rritjen e ekipit. Javën e kaluar ata folën për treshen Bellingham – Mbappe – Vini, por atyre do t’u duhet që t’ia shtojnë atij akronimi në një R-në për Rodrygon”, ka shkruar Rodrygo.
- Advertisement -
“Ne kemi një kuartet sulmues dhe pjesën tjetër të ekipit , secili ka rëndësinë e vet në ndeshje dhe do ta tregojë vlerën në garat e ndryshme në të cilat do të garojmë”.
Mirëpo, kjo sipas gazetarit të The Athletic, Mario Cortegana, ka sjellë debat në grup, dhe braziliani është dashur ta fshijë mesazhin.