Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Pioli: Ky Milan duhet të përforcohet për të arritur objektivat
Sport

Pioli: Ky Milan duhet të përforcohet për të arritur objektivat

Published 29/05/2023
Share
SHARE

Stefano Pioli tashmë po shikon nga e ardhmja, pas fitores ndaj Juventusit, që i dha atij kualifikimin aritmetik në Champions League. “Gjithmonë varet nga pritshmëritë dhe objektivat që dëshironi të arrini, – ishin fjalët e trajnerit të Milanit për Dazn. – Nëse doni të përpiqeni të fitoni Serie A dhe të luftoni në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në top-katërshe, kjo dëshmon se skuadra duhet të përmirësohet.

Ne kemi nevojë për lojtarë të fortë, edhe nëse jam gjithmonë i lumtur të stërvit lojtarë të rinj. Nëse dëshironi për të qëndruar konkurrues në të dyja kompeticionet, duhet skuadër e nivelit të lartë. Nëse ndonjë nga ata që kanë ardhur nuk kanë performuar në më të mirën e tyre, është faji i të gjithëve. Nëse fokusoheni te lojtarët e rinj duhet të dini se si t’i prisni ata. Ky është një klub i virtytshëm, duhet të vazhdojë në rrugën që beson”.

Më pas, Pioli u përpoq të bënte një bilanc të sezonit: “Liga e Kampionëve na dha shumë më tepër nga sa prisnim. Më pas na dha shumë hidhërim, sepse u eliminuam një hap larg finales, kundër Interit. Megjithatë, askush nuk e priste rrugën që bëmë në këtë kompeticion. Në kampionat, nga ana tjetër, sigurisht që bëmë më pak se sa mundnim.

Ishte viti i parë që u përpoqëm të luftonim në dy gara dhe diçka mungonte. Bëmë 5 muaj pa Maignan, ku më të fortët shkuan në Botëror. Shumë gjëra na kanë kushtëzuar, por tani le të shijojmë këtë rezultat dhe faktin që do të jemi në Champions League vitin e ardhshëm. Baza është solide, le ta shijojmë këtë fitore, sepse të triumfosh në fushën e Juventusit nuk është kurrë e lehtë”.

- Advertisement -

Në fund të ndeshjes, ekipi u mblodh për një fjalim: “Folën djemtë, aktorët kryesorë të këtij viti. Ne nuk donim të shkonim në ndeshjen e fundit me dilema, vetëm mund t’i falënderoj që e siguruam Champions-in qysh sonte. Ka pasur ulje-ngritje, por grupi nuk ka pushuar kurrë së besuari te vetja dhe nuk është prekur nga negativiteti”.

Së fundi, një reflektim për disa zgjedhje taktike: “Ka shumë vendime të këqija në një vit. Ndryshimi i skemës (kalimi në mbrojtjen me 3 lojtarë) ishte i nevojshëm në atë kohë të sezonit. Ne kaluam Tottenhamin duke luajtur kështu atje. Në atë moment nuk mund të bëja ndryshe për të mposhtur inercinë negative”.

KosPress Portal 29/05/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh

30/05/2025
Sport

Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi

30/05/2025
Sport

Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)

29/05/2025
Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?