Një incident i dhunshëm ka ndodhur në qendër të Bilbaos, para finales së Europa League ndërmjet Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, përplasja ka ndodhur mes grupeve rivale të tifozëve të dy klubeve angleze, të cilët fillimisht janë përfshirë në shkëmbim fyerjesh verbale, e më pas situata ka degraduar në përleshje fizike.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë tifozë që godasin njëri-tjetrin me grushte, objekte të forta dhe madje edhe një kosh me rrota, si dhe shishe pijesh të hedhura në drejtim të kundërshtarëve.
Policia lokale ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe ka qëndruar në zonë për të monitoruar zhvillimet. Nuk raportohet për arrestime, por një ambulancë ka qenë e pranishme, ndërsa disa persona janë trajtuar në vendngjarje për lëndime të lehta. Sipas autoriteteve, askush nuk është dërguar në spital.
- Advertisement -
Finalja mes Manchester United dhe Tottenhamit do të zhvillohet sonte në stadiumin “San Mamés” në Bilbao. Për të dy klubet, kjo sfidë është më shumë se një betejë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë – është edhe mundësia e fundit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pas një sezoni zhgënjyes në Premier League.
Autoritetet spanjolle kanë njoftuar masa shtesë sigurie për ndeshjen, për të parandaluar incidente të ngjashme gjatë dhe pas finales.
VIDEO | Fight: Manchester United vs Tottenham Hotspur
21.05.2025 pic.twitter.com/2ZlNrssz1g
— Antifa_Ultras (@ultras_antifaa) May 20, 2025
- Advertisement -