Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Përfundon para kohe stinori për Neymarin
Sport

Përfundon para kohe stinori për Neymarin

Published 06/03/2023
Share
SHARE

Skuadra e Paris Saint-Germainit, ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesor për pjesën më të rëndësishme të sezonit. Sulmuesi i Brazilit, Neymar e ka mbyllur sezonin para kohe për shkak se ditëve në vijim do t’i nënshtrohet një operimi, i cili do ta detyrojë të pauzojë për katër muaj.

Mungesën e Neymarit e ka konfirmuar të hënën skuadra nga Ligue 1, e cila po lufton për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë edicion. Megjithatë, Neymar nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin duke filluar nga ndeshja e kthimit kundër Bayern Munichut. Dueli i dytë në kuadër të 1/8 së finales mes PSG-së dhe Bayernit, zhvillohet të mërkurën mbrëma në stadiumin “Allianz Arena” të Munichut. Neymar luajti për 90-të minuta në ndeshjen e parë të zhvilluar më 11 shkurt në Paris, por nuk arriti ta ndihmojë ekipin për ta evituar humbjen 1:0. Ai këtë javë do të shkojë drejt Dohas për t’iu nënshtruar operimit të nyjës së këmbës. Sipas klubit, ky lëndim ka disa vite që po e mundon sulmuesin 31-vjeçar.

“Neymarit i janë paraqitur disa episode të paqëndrueshmërisë në kyçin e këmbës së djathtë në vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PSG-ja. “Pas ndrydhjes së tij të fundit më 20 shkurt, stafi mjekësor i Paris Saint-Germainit rekomandoi një operacion riparimi të ligamenteve për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar e kanë konfirmuar këtë domosdoshmëri”.

Neymari e pësoi lëndimin e tij të fundit muajin e shkuar në ndeshjen kampionale ndaj skuadrës së Lillet, të cilën PSG-ja e fitoi me rezultatin e ngushtë 4:3. Ai shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në këtë triumf, ndërsa u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë. Ai gjithashtu e lëndoi nyjën e këmbës së djathtë në ndeshjen hapëse të Brazilit në Botërorin “Katari 2022” që u mbajt në fund të vitit të shkuar, por ishte në gjendje të rikthehej më vonë në turne. Megjithatë, përkundër kthimit në fushë, Neymar nuk arriti ta ndihmojë Brazilin për ta evituar eliminimin në çerekfinale nga Kroacia. Ndërkohë, këtë edicion te PSG-ja, ai ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 herë në 29 paraqitje në të gjitha garat.

- Advertisement -

KosPress Portal 06/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”

23/05/2025
Sport

Mesazh nga legjenda – Ronaldinho: Shpresoj që PSG të bëhet kampion i Europës

23/05/2025
Sport

Prishtina siguron Kupën dhe një vend në Europa League

23/05/2025
Sport

Pas ofendimeve ndaj Vinicius, vjen goditja e drejtësisë – tifozët në burg!

22/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?