Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, e cila po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Rasti i Celinës ka qenë më i miri për Kosovën në pjesën e parë.
Sa u takon bjellorusëve, rasti më i mirë ka qenë ai i Ebong, por që Muric e ka pritur.
Në dispozicion të skuadrave për ndryshimin e rezultatit mbetet edhe një dyzet e pesë minutësh i plotë.
Në minutën e njëzet e pestë Kosova ka bërë një zëvendësim të detyruar, ku Ermal Krasniqi ka debutuar në vend të Leart Paqaradës së lënduar.