Përfaqësuesja e Kosovës tash ka zbarkuar në Budapest, ku nesër do të përballet me Bjellorusinë në kuadër të kualifikueseve në Euro 2024.
Stërvitjan e fundit e Dardanëve para ndeshjes me bjellorusët do të mbahet në orën 17 e 30, derisa në orën 17:00, do të mbahet konferenca për medie.
Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Rumaninë, ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë në Prishtinë.