Kosova ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian.
Dardanët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin, më pastaj me Zvicrën.
Ciklin kualifikues, Kosova e përmbyllë ndaj Bjellorusisë.
Në këtë listë janë përfshirë pesë lojtarë të Superligës së Kosovës.
- Advertisement -
Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh.
Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë. /Klankosova.tv.
