Real Madrid nuk ka ndërmend të ndalet, me presidentin Perez që planifikon një tjetër goditje të bujshme pas afrimit të Kylian Mbappe. Sipas të përditshmes spanjolle AS: Perez ka piketuar Rodri-n, është ai objektivi i tij i ardhshëm. Rodri ka një kontratë me Man.City deri në 2027, por Perez synon ta afrojë në verën e 2025.
Gjithnjë sipas AS, vlera e Rodrit shkon në 130 milionë euro. Spanjolli do të ishte një goditje e fortë, nëse realizohet, një lojtar që mund të stabilizojë mesfushën e Realit pasi largimit të Kroos, ndërsa fatin e gjermanit do të ketë shumë shpejt edhe Luka Modric.