Një pyetje drejtuar trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti nga një gazetare në Spanjë, ka ndezur një valë sulmesh dhe kërcënimesh ndaj saj.
Maria Moran, e cila punon për “Bein Sports dhe Gol TV”, bëri një pyetje për trajnerin italian në një konferencë për shtyp dhe më pas iu drejtua policisë për kërcënimet dhe fyerjet që mori në llogarinë e saj personale të rrjetit social.
“A mendoni se Vinicius mund të marrë një karton të kuq si një mësim për këto protesta të vazhdueshme ndaj gjyqtarëve”, ishte pyetja e gazetares drejtuar Ancelottit.
“Karton i kuq? Nuk duhet I kuqi, me gjithë të verdhët që ka marrë, mjafton”, u përgjigj me buzëqeshje trajneri madrilen.
- Advertisement -
Pyetja e gazetares nuk u ka pëlqyer disa tifozëve “Los Blancos”, të fcilët vendosën ta mbrojnë sulmuesin në mënyrën më të keqe në rrjetet sociale, përmes ofendimeve dhe kërcënimeve.
“Më shkruajnë se do më përdhunojnë, se vajza ime 18 muajshe është bastarde, ata shajnë një foshnjë. Kam raportuar gjithçka në policinë kombëtare”, ka thënë gazetarja spanjolle.