Kjo renditje e Kosovës vjen pas dy fitoreve të shënuara në ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova është ngritur për tri vende, ku në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA ishte e 104-ta.
Ngritje në ranglistë për dy vende ka pasur edhe Shqipëria, e cila aktualisht pozicionohet e 65-ta në botë.
Aktualisht, si kombëtarja më e mirë në botë është Argjentina, e dyta është Franca, e treta Spanja, e katërta Anglia dhe në vendin e pestë është Brazili.