Juventus është duke u përballur me një të papritur të madhe duke qenë se Paul Pogba rezultoi pozitiv në testet antidoping.
Mesfushori francez sipas medieve italiane, e ka pranuar para klubit torinez se kishte marrë substancë.
“Paul Pogba pranoi para drejtuesve të Juventusit se kishte marrë substancën. Koha e tij me klubin tani po i vjen fundi”, shkruan “Sky”.
Francezi rrezikon një pezullim deri në katër vite. ‘Zonja e Vjetër’ thuhet se po mendon shkëputjen e kontratës me ish-yllin e Manchester Unitedit.