Çfarë do të ndodhë me “Euro 2024” në vazhdim? Me kualifikimet e arritura mbrëmjen e së martës nga Austria, Franca, Anglia, Danimarka (plus dy të tretat më të mira, Holanda dhe Slovenia), pas “biletave” 1/8 finale të prera nga Gjermania, Zvicra, Spanja dhe Italia mes të dielës dhe të hënës, programi i raundit tjetër të Europianit të Gjermanisë po kompletohet gradualisht. Në pritje të katër ndeshjeve të së mërkurës, të fundit e fazës së grupeve të turneut, ja kalendari i përditësuar i 1/8 finale:
29 qershor, në orën 18:00
Zvicër-Itali
29 qershor, në orën 21:00
- Advertisement -
Gjermani-Danimarkë
30 qershor, në orën 18:00
Angli-Grupi i tretë E/F/Hollandë
30 qershor, në orën 21:00
Spanjë-E treta e grupit A/E/F/Hollandë
- Advertisement -
1 korrik, në orën 18:00
Francë-E dyta e grupit E
1 korrik, në orën 21:00
- Advertisement -
Portugali-E treta e grupit A/B/Slloveni
2 korrik, në orën 18:00
E para e grupit E-E treta e grupit A/B/D/Slloveni
2 korrik, në orën 21:00
Austri-E dyta e grupit F
Të tretat më të mira në “Euro 2024”
Holanda – 4 pikë
Sllovenia – 4 pikë
Sllovakia – 3 pikë*
Hungaria – 3 pikë
Kroacia – 2 pikë
Republika Çeke – 1 pikë*
*Një ndeshje më pak
Pesë kombëtaret e eliminuara tashmë nga “Euro 2024”
Skocia (e eliminuar nga Grupi A)
Kroacia (e eliminuar nga grupi B)
Shqipëria (e eliminuar nga grupi B)
Serbia (e eliminuar nga grupi C)
Polonia (e eliminuar nga grupi D)
Italia iu shmanget katër emrave të mëdhenj, të paktën për momentin. Ndeshja e 1/8 finale kundër Zvicrës, duket me e lehtë në letër. Sigurisht duket se është në dorë të Italisë së trajnerit Spalletti, por çfarë do të ndodhë në rast të kalimit të mëtejshëm të axurrëve? Duke marrë parasysh rezultatet e së martës në mbrëmje dhe në pritje të katër ndeshjeve të fundit të fazës së grupeve të “Euro 2024”, shorti i kompeticionit mund të vendosë në rrugën e kampionëve në fuqi të kontinentit Austrinë, Anglinë dhe Belgjikën (duke luajtur të mërkurën kundër Ukrainës). Mënjanohet, të paktën deri në finale, rreziku i përballjes me katër “luftanije”: Gjermania, Spanja dhe Portugalia, të gjitha forcat kryesore në grupet e tyre përkatëse, përveç Francës tashmë të kualifikuar.