Edin Xheko dhe Interi, përpara së bashku. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër kanë rënë dakord që t’ia vazhdojnë kontratën boshnjakut edhe me një vit, e cila do të skadojë në qershor të vitit 2024. Paga e re do të jetë 5 milionë euro, më e ulët se 6 milionët, plus bonuset e sotme.
Fillimisht Xheko kërkoi një kontratë 2-vjeçare, duke pasur edhe propozime nga SHBA. Megjithatë, tek ai mbizotëroi dëshira për të konkurruar ende në një nivel të lartë, gjë që tregoi edhe një herë se di ta bëjë me paraqitjen mjeshtërore në derbin e vlefshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nënshkrimi dhe rinovimi do të bëhen zyrtar së shpejti.
Sulmuesi boshnjak foli për “Paramount Plus” pas suksesit të së mërkurës kundër Milanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.