Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Pas ofendimeve ndaj Vinicius, vjen goditja e drejtësisë – tifozët në burg!
Sport

Pas ofendimeve ndaj Vinicius, vjen goditja e drejtësisë – tifozët në burg!

Published 22/05/2025
Share
SHARE

Për herë të parë në Spanjë, një gjykatë ka shpallur fajtorë pesë tifozë për ofendime raciste ndaj futbollistit brazilian të Real Madrid, Vinicius Junior, duke vendosur një precedent të fortë në luftën kundër racizmit në sport.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 30 dhjetor 2022, gjatë një ndeshjeje të La Liga-s mes Valladolid dhe Real Madridit. Sipas vendimit të shpallur, secili prej të pandehurve është dënuar me një vit burg me kusht, gjoba që variojnë nga 1.080 deri në 1.620 euro, si dhe ndalim për të hyrë në stadiume për tri vite.

Prokuroria dhe La Liga e kanë cilësuar këtë vendim si “historik”, duke theksuar se është hera e parë që në Spanjë jepet një dënim kaq i ashpër për sjellje raciste në stadiume. Sipas vendimit, veprimet e tifozëve janë kategorizuar si “krim urrejtjeje”, me element përkeqësues si qëllimi për të poshtëruar dhe për të cënuar dinjitetin e një personi për shkak të racës.

Megjithatë, të dënuarit nuk do të vuajnë menjëherë dënimin me burg, përveçse në rast se kryejnë një tjetër vepër penale brenda tri viteve të ardhshme.

- Advertisement -

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, reagoi përmes rrjetit social X (ish-Twitter):

“Ky është një dënim historik, fryt i punës sonë të palodhur dhe përkushtimit për një futboll të lirë nga dhuna dhe diskriminimi. Do të qëndrojmë të vendosur në këtë betejë.”

Ky vendim pritet të japë një mesazh të qartë: racizmi nuk ka vend në futboll. Dhe për herë të parë, drejtësia e ka bërë të qartë se pasojat janë reale.

KosPress Portal 22/05/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Krijimi i institucioneve të reja në fokus të takimit mes Hamzës dhe ambasadorit britanik
Lajme 22/05/2025
‘Me këmbë përpjet’ – Egli Tako provokon me pamje të guximshme nga projekti i ri (FOTO)
Roze 22/05/2025
FMN jep notë pozitive për ekonominë e Kosovës – Ministria e Financave shpall progresin
Lajme 22/05/2025
Pas ofendimeve ndaj Vinicius, vjen goditja e drejtësisë – tifozët në burg!
Sport 22/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Tottenham eliminon Manchester United pas 41 vitesh pritje për sukses europian (VIDEO)

22/05/2025
Sport

Përleshje mes tifozëve të United dhe Spurs në orët para finales

21/05/2025
Sport

“Bomba e merkatos”: Klub anonim kërkon Ronaldon!

21/05/2025
Sport

Evra tregon përplasjen Ronaldo–Van Nistelrooy, shkaku i një komenti të papëlqyeshëm për babain e Cristiano Ronaldo

21/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?