Ëndrra për një triumf të katërt në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro2024pas fitoreve të viteve 1972, 1980 dhe 1996 nuk mundi të bëhet realitet për kombëtaren gjermane të futbollit. Skuadra e trajnerit të kombëtares Julian Nagelsmann humbi në çerekfinalen e Kampionatit Evropian në ndeshjen kundër Spanjës me rezultatin 1:2 pas kohës shtesë.
Kombëtarja e Spanjës e mposhti Gjermaninë me golin e shënuar në minutën e 119-të nga M. Merino. Spanja u kualifikua në këtë mënyrë për në gjysmëfinalen e kampionatit europian Euro 2024.
Zhgënjim i madh
Për Toni Kroos kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij mbresëlënëse. Pas përfundimit të ndeshjes dhe eliminimit të kombëtares gjermane të futbollit në çerekfinale të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës mesfushori Toni Kroos u tha gazetarëve:
- Advertisement -
“Ndjeva një lloj zbrazëtie dhe një zhgënjim të madh. Kjo lidhet më pak me përfundimin e karrierës sime, dhe është kryesisht për shkak se ëndrra e ekipit u shkatërruar”.
Lavdërime nga kancelari Scholz
Kancelari Olaf Scholz e vlerësoi ekipin gjerman për paraqitjen e tyre në Euro2024.
“Kampionati Evropian është një sukses i madh edhe për ekipin gjerman. Kam përshtypjen se ekipi ka pasur mbështetjen e shumë njerëzve. Kushdo që lufton edhe mund të dështojë. Kjo duhet nderuar”, tha politikani i SPD pas eliminimit të kombëtares gjermane./ DW