Arsenali ka arritur që për herë të parë pas 14 vitesh që të kualifikohet në çerekfinalen e Champions League, duke e mposhtur Porton me anë të penalltive.
Koha e rregullt është përmbyllur me rezultat 1-0, me golin e Trossardit në minutën e 42-të të ndeshjes.
Asnjëra nga skuadrat nuk arritën të bënin më shumë në pjesën e dytë të ndeshjes, e as në gjysmë ore të vazhdimeve.
Ndërsa, në penallti Arsenali u tregua më i saktë, duke i shënuar katër penallti, për dallim nga Porto që nga katër, dy i humbi.