Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.
Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA.
Ky fakt ngjalli reagime anekënd trojeve shqiptare.
E sonte kjo u diskutua edhe në emisionin Sports Show.
- Advertisement -
Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.
Cana tha se nuk ka asnjë lloj besimi tek faktori serb.
“Punën e parë, unë vet nuk kam asnjë lloj besimi në sinqeritetin e tyre në çfarëdo lloj hapi që ndërmarrin me faktorin shqiptar dhe kur them me faktorin shqiptar, mundet me qenë Federata shqiptare, Federata e Kosovës”, tha Cana në Klan Kosova.