Olivier Giroud është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës.
Sulmuesi i Milanit ka realizuar 53 gola me kombëtaren Franceze, duke lënë kështu pas emrin e madh, legjendën Henry me 51 gola. Së fundmi, për “France 2”, Giroud foli për marrëdhënien e tij të ngushtë me kombëtaren e “gjelave”.
Olivier Giroud u shpreh se “Nuk jam ende gati të heq fanellën e Francës, të cilën e mbaj në zemër. Për sa kohë që kam aftësinë fizike për ta bërë këtë, dua të vazhdoj. Në kampionatin e ardhshëm evropian ose më tej, derisa të jem në formë, nuk i vendos vetes kufij”.