Më 21 qershor 2023 u mbushën 15 vite nga dita historike e futbollit rus, kur kombëtarja e Guss Hiddink mundi Holandën në çerekfinalen e Evropianit 2008 me golin e Andrey Arshavin.
Në lidhje me atë event është rikthyer edhe një histori “rozë”, me protagonist miliarderin rus Pyotr Listerman. Ky i fundit para Evropianit i ‘kishte ofruar’ çdo futbollisti që shënonte gol ‘dy vajza të reja joshëse’.
Listerman do t’i ofronte çdo golashënuesi dy gra si një nxitje shtesë për Rusinë që të arrinte në finalen e saj të parë që nga shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik. Miliarderi foli me stafin e ekipit rus dhe këta të fundit ia komunikuan lojtarëve këtë ide.
“Për çdo gol që do shënojë secili do i prezantoj dy goca të bukura joshese. Shkoni thuajini djemve dhe më thoni si do reagojnë”, thoshte Listerman asokohe.
- Advertisement -
Rusia humbi me Spanjën 4-1 në ndeshjen e saj të parë asokohe në grup, por më pas Arshavin shënoi golin që eliminoi Holandën në çerekfinale. Andrei Arshavin humbi dy ndeshjet e para për shkak të pezullimit, teksa më pas rezultoi vendimtar dhe foli për ofertën e miliarderit rus.
“Ka një numër beqarësh në ekipin tonë. Kjo është një nxitje e madhe për golat”, thoshte Arshavin 15 vite më parë./m.j