Arabia Saudite prishi balancat në merkato duke joshur yjet e botës me oferta marramendëse, por asgjë nuk përfundon këtu pasi merkato në Arabi mbyllet më 20 shtator. Objektivi i fundit i tyre është t’i rrëmbejnë Evropës sulmuesin e Liverpool, Momo Salah. Al-Ittihad po bën një përpjekje të fundit për të siguruar shërbimet e egjiptianit. Klubi saudit po përgatit ofertën e radhës, një ofertë që shkon përtej logjikës, pasi janë të gatshëm t’i vendosin në tavolinë 250 milionë euro.
Përballë një ofertë të tillë edhe drejtuesit e Liverpool duken të lëkundur pasi nëse do të pranonin, Salah do të behej lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Më shumë se sa Liverpool, është vetë Salah që po tundohet gjithnjë e më shumë për tu larguar pasi në Arabinë Saudite, e pret një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 100 milionë euro në sezon, plus përfitime të ndryshme.