Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Gjakova u mposht nga turkja Hasret Bozkurt, e cila fitoi me Ippon.
Kampionia olimpike megjithatë do ta ketë një mundësi për medalje të bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repesazhit.
Dje pa medalje mbetën edhe kampionia tjetër olimpike, Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq.