Pas 14 vite ne shërbim të kombëtares së Francës portieri Hugo Lloris, por tashmë erdhi momenti për të thënë lamtumirë kombëtares së Francës. Ne moshën 36-vjeçare njofton largimin nga “Gjelat” duke e mbyllur eksperiencën me një trofe të lavdishëm si Kupa e Botës në vitin 2018 ndërsa prej vitit 2010 është kapiten i ekipit duke numëruar 145 prezenca, rekord më vetë ky për “Les Bleus”.
“Vjen një moment kur secili duhet ta kuptojë momentin për të hapur krahun. E kam thënë gjithnjë se kombëtarja nuk i përket askujt dhe dua ta bëjë të qartë këtë, dua të jap shembull. Mendoj se skuadra është gati të vijojë rrugëtimin e saj dhe aty është një portier që është gati të marrë trashëgiminë, Mike Maignan.