Trepça ’89 – Prishtina është ndeshja e radhës e xhiros së 36-të që ka ngritur dyshime të shumta për manipulime, saqë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur menjëherë hetimet.
Për RTK, nisjen e hetimeve e konfirmoj vetë Prokuroria Themelore në Mitrovicë duke shtuar se është autorizuar policia e Kosovës për mbledhjen e informatave rreth dyshimeve për kurdisje.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni në përgjigje me email tha se “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka filluar me veprime hetimore për këtë rast, duke autorizuar policinë e Kosovës për mbledhjen e informatave për ndriqimin e dyshimeve për kurdisje në ndeshjen mes klubeve futbollistike Trepça 89 – Prishtina”.
Golat në Mitrovicë konsiderohet shumë të dyshimta. Minatorët ishin duke pësuar humbje 1-0 deri në minutën e 85’të por arritën të përmbysin rezultatin brenda pak minutave falë një mbrojtjeje që reagonte e pa interesuar për të ndaluar aksionet e kundërshtarit, Prishtina.