Neymar përshëndeti Arabinë Saudite, klubin Al-Hilal, duke bërë zyrtare rikthimin e tij te Santos: “Më duket si një rikthim në kohë. Nuk mund të pres me gjatë, do të firmos një kontratë me Santos”, u shpreh ndër të tjera Neymar. Largimi i Neymar lehtëson disi klubi e Al Hilal, pasi për afro një vit thjesht paguan një lojtar që luajti kurrë, vetëm disa minuta. Tani drejtuesit e klubit saudit do të hidhen në sulm për të gjetur një zëvendësuar për Neymar.
Marca, e përditshmja spanjolle, vjen këtë të premte me një “bombë” të vërtetë teksa kanë zbuluar se objektivi i madh i Al Hilal është të blej kartonin e Rodrygo-s. Al Hilal sheh tek sulmuesi i Real Madrid lojtarin ideal për të përforcuar fazën sulmuese, por mbi të gjitha e shohin edhe si një ambasador i Botërorit në 2034 që do të mbahet në vendin e tyre.
Nuk janë bërë ende publike detajet, apo shuma që Al Hilal ka vendosur të shpenzojë për Rodrygo, por sipas të përditshmes spanjolle është e njëjta formulë dhe të njëjtat shifra që Al Ahli i ka ofruar Vinicius jr, 200 milionë euro në sezon dhe një kontratë 5 vjeçare.