Fundi i sprovës së madhe. Neymar është rikthyer më në fund në fushën e blertë. Dje, pas më shumë se një viti mungesë, braziliani hyri në lojë në minutën e 77-të të ndeshjes së fituar nga Al Hilal në fushën e Al Ain, e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.
Një ndeshje e bukur, e cila u mbyll me rezultatin 5-4 për skuadrën saudite, e cila përjetoi një moment të rëndësishëm kur ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së zëvendësoi Al-Dawsarin. Neymar nuk kishte luajtur që nga 17 tetori 2023, kur pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe dëmtimit të meniskut në gjurin e majtë, gjatë ndeshjes midis Uruguajit dhe Brazilit.
“Ndihem mirë, ishte një periudhë shumë e vështirë, – tha ai në fund të ndeshjes. – Jam shumë i lumtur që u ktheva dhe kam gjetur sërish atë ndjenjë. ‘Fluturat në stomak’, para ndeshjes janë gjithmonë të këndshme”.