Paris Saint-Germaini më nuk llogarit të Neymar dhe në afatin kalimtar të janarit pritet ta shesë atë.
Sulmuesi brazilian duket se është duke e kaluar sezonin e fundit në “Parkun e Princave”.
Pas përfundimit të Botërorit, ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës ka pësuar rënie të formës dhe së fundmi e kishte një zënkë me bashkëlojtarë dhe me anëtarë të stafit.
Presidenti i klubit parisien, Nasser al Khelaifi dhe bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly e kanë pasur një takim sekret në Paris për ta diskutuar transferimin potencial të Neymarit në “Stamford Bridge”, njofton mediumi “ESPN”.
- Advertisement -
Përfaqësuesin brazilian e donin Të Kaltrit edhe verën e kaluar, por në fund nuk kishte asgjë konkrete në këtë drejtim.
Neymar e kishte nisur sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, me numra të frikshëm, por që pas Kupës së Botës ai ka rënie drastike dhe duket krejt tjetër lojtar