Neymar Jr ishte mysafiri surprizë i madh i lojtarëve të Barcelonës në festën që bënë pas fitimit të titullit, pas fitores ndaj Espamyol.Braziliani, i cili ndodhej në Barcelonë duke përfituar nga pushimet në PSG, i është bashkuar festës që disa lojtarë kanë mbajtur në klubin e natës Carpe Diem.
Nuk ishte një darkë grupore, por një pjesë e stafit vendosi të shkonte në këtë zonë të Barcelonës për të vazhduar festën.Sulmuesi ka një marrëdhënie të mirë me disa nga lojtarët që ka takuar kur luante për Barcelonën. Për shembull, Ter Stegen, Busquets, Sergi Roberto apo Alba ishin bashkë kur Neymar ishte lojtar i Barçës.