Ylli brazilian i futbollit Neymar Jr. u dënua me një gjobë të madhe, pasi autoritetet lokale zbuluan se shtëpia e tij e madhe në plazh shkelte rregullat mjedisore.
Neymar u gjobit me 16 milionë reai brazilian (rreth 3.05 milionë euro) për ndërtimin e paligjshëm të një liqeni artificial në pronën e tij.
Rezidenca, që vlerësohet të jetë me vlerë miliona, ndodhet në qytetin bregdetar të Mangaratiba në bregun jugor të shtetit Rio de Zhaneiro në Brazil.
Autoritetet konstatuan disa shkelje mjedisore në pronën luksoze, ku punëtorët po ndërtonin një liqen artificial dhe plazh, shkruan DW, përcjell rtv21.tv.
- Advertisement -
Kjo përfshinte kryerjen e punës që i nënshtrohet kontrollit mjedisor pa autorizim, kapjen dhe devijimin e ujit të lumit pa autorizim dhe heqjen e tokës dhe shtypjen e bimësisë pa autorizim.
Autoritetet rrethuan vendin muajin e kaluar dhe urdhëruan të ndërpritet i gjithë aktiviteti, por mediat braziliane raportuan se Neymar organizoi një festë atje dhe u la në liqen.
Përveç gjobës, çështja do të hetohet edhe nga organe të tjera të kontrollit mjedisor, duke përfshirë zyrën e prokurorit të përgjithshëm vendor, zyrën e mbrojtjes së mjedisit të policisë civile të shtetit. /21Media