Gary Neville konsideron se do të ishte marrëzi nëse Manchester United vendos ta shkarkojë trajnerin Erik ten Hag.
Holandezi aktualisht është nën presion pasi skuadra e drejtuar nga ai nuk ka treguar rezultate të mira, por ish-futbollisti i United i ka dalur në mbrojtje atij.
Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, United gjendet në vendin e gjashtë. Në javën e fundit skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag është mposhtur nga Bournemouth me rezultat 3-0.
“Dhjetë vite dështim pa drejtorin sportiv të duhur për të bërë rekrutime. Kjo është arsyeja pse ndodh kjo. Kjo ide për ta shkarkuar trajnerin është absolutisht absurde. Unë nuk do të isha në favor të kësaj”, ka thënë Neville.